15 Maj 2024

Kosova përgatitet të festojë fundin e mbikëqyrjes

Prishtinë, 10 gusht - Kur të vijë e hëna e dytë e shtatorit, në Prishtinë do të ndodhen personalitete ndërkombëtare të shquara në diplomaci, për të marrë pjesë në një ngjarje me peshë në historinë e Kosovës. Është dita kur shtetit do t’i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare.

Heqja e mbikëqyrjes do të konfirmohet fiks pas një muaji nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND), i cili do të mbajë një mbledhje në Prishtinë.

Bazuar në një program preliminar për shënimin e kësaj ngjarjeje, Grupi do ta mbajë mbledhjen më 10 shtator në orën 13.00. Është paraparë që mbledhja të zgjasë diku një orë.

Sipas Koha Ditore, në këtë takim, në nivel ministrash ose zëvendësministrash do të përfaqësohen Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)