07 Maj 2024

Kosova nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE

Prishtinë, 14 tetor - Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, iu dorëzua sot Raporti i Progresit nga Khaldoun Sinno, shef i  Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.

Me këtë rast, Khaldoun Sinno, njëherësh i përcolli kryekuvendarit Krasniqi edhe përshëndetjet e Pjer Mirel,drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Khaldoun Sinno, mbështetur në faktin se Kosova ka agjendën e vet të zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian që të ndihmojë në realizimin e këtyre synimeve.

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u falënderua për dorëzimin e Raportit dhe për përshëndetjet e Mirel, ndërsa në vijim tha se Kosovës duhet t’ i krijohen lehtësi në rrugën drejt integrimit evropian.

Për Kosovën, tha Krasniqi, nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE.

Duke u ndërlidhur me këtë çështje, Sinno tha se procesi i integrimit është i vështirë, por i arritshëm.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)