30 Prill 2024

Kosova në rrugë të duhur drejt integrimit Europian

Prishtinë 13 shtator - Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, pati një takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Fiona Mcllwham, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë Ian Cliff.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Europian në fushë e integrimit Europian.

Me këtë rast Ministrja Çitaku potencoi të arriturat e Qeverisë së Kosovës në veçanti  të Ministrisë së integrimeve  për të  arriturat e fundit në  procesin e Integrimit Europian, me theks të  veçantë në procesin e liberalizimit të vizave, si  dhe në përmbushjen e detyrimeve që kemi  ndaj  BE-së  në mënyrë  që sa më shpejti të jemi pjesë e saj.

Më këtë rast Ministrja Çitaku falënderoj z. Mcllawham dhe z. Cliff për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar po i jep Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt Integrimit Europian.

Ndërsa ambasadorja Fiona Macllaham falënderoj Ministren Çitaku  për pritjen  e ngrohtë dhe punën e saj  të palodhshme që po e bën për qytetarët e Kosovës për një jetë më të mire  dhe  që sa më shpejt të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Nderkaq nga ana tjetër Ambasadori Cliff, përgëzoj Ministren për të arriturat e Qeverisë së Kosovës ne procesin e Integrimit Europian duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme te Mbretërisë së Bashkuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)