12 Maj 2024

Kosova ndër 10 vendet, që qytetarët e saj kërkojnë azil në Belgjik

Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur sot në një takim zyrtar, znj. Maggie De Block, ministre për Azil dhe Migracion e Mbretërisë së Belgjikës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, falënderoi ministren De Blok për kontributin e Mbretërisë së Belgjikës, në përkrahje të Kosovës, si në njohjen e hershme, me numrin e madh të azilkërkuesve, para dhe pas luftës, në prezencën në KFOR  dhe në të gjitha iniciativat.

“Belgjika është ndër shtetet më të ngarkuara me numrin e madh të azilkërkuesve nga shumë shtete, në veçanti nga Kosova. Këtë vit, pas masave që kemi ndërmarrë numri i azilkërkuesve është zvogëluar shumë më tepër se vitin e kaluar."

"Shpresojmë se me shpejtimin e procedurave për azilkërkues që ka filluar të aplikojë Mbretëria e Belgjikës, numri i azilkërkuesve do të zvogëlohet. Më duhet ta përsëris edhe një herë se koha për azil politik dhe ekonomik ka kaluar. Dhe numri i madh i azilkërkuesve është armiku më i madh në procesin e liberalizimit të vizave”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe sa i përket kthimit që atyre që nuk i plotësojnë kushtet për azil, por ka edhe disa iniciativa tjera që këtë proces ta përshpejtojmë, të bëhet identifikimi i saktë i azilkërkuesve, se a janë të gjithë nga Kosova apo nga vende tjera përreth, në mënyrë që të zvogëlohet numri i azilkërkuesve.

“Me Belgjikën në emër të shteteve të Beneluksit kemi të nënshkruar marrëveshjen për ri-pranim, natyrisht që kanë pasur arsye të shprehin shqetësim në aspektin e liberalizmit të vizave, sepse janë në presion të madh nga azilkërkuesit, bashkë me Francën dhe Suedinë dhe për këtë kemi mirëkuptim dhe qëllimi jonë është që me bashkëpunim të ngushtë numri i azilkërkuesve të reduktohet maksimalisht”, theksoi ministri Rexhepi.

Në fund ministri Rexhepi, vuri në dukje se në bashkëpunim me shtetin e Belgjikës do të zhvillohet një kampanjë që të informohen qytetarët e Kosovës që të mos bijën viktimë e grupeve të caktuara kriminale, që u premtojnë azil dhe që kjo nuk ndodhë dhe do t’i kursejnë paratë që përdorin për të shkruar ilegalisht në shtete të Evropës.

Ndërsa, Maggie De Block, ministre për Azil dhe Migracion e Mbretërisë së Belgjikës, tha se bashkëpunimin në mes të dy vende është shumë produktiv, duke vënë në dukje takimin e mbajtur në maj të vitit 2011, kur edhe u nënshkrua marrëveshja për ri-pranim.

“Ne diskutuam për procesin e liberalizimit të vizave, si një ndër çështjet me të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe Belgjikën. Belgjika po e përcjellë me shumë kujdes liberalizimin e vizave, sepse dëshirojmë që mënjanojmë shpërdorimet e mundshme”,- tha De Block.

Ministrja De Block, tha se Kosova është ndër top dhjetë vendet, që qytetarët e saj kërkojë azil në Belgjik dhe mbi 95 përqind e tyre u refuzohen kërkesat për azil. Ajo tha se autoritetet e shtetit të Belgjikës, kanë konstatuar se Kosova është vend i sigurt dhe nuk merren më për bazë kërkesat e  shtetasve kosovar për azil në Belgjikë.

Ministria De Block, uroi ministrin Rexhepi për të arriturat  që ka bërë  Kosova në procesin e regjimit të vizave, inaugurimin e  Qendrës se azilkërkuesve dhe mbështetjen për minoritetet në Kosovës, si një ndër kushtet më të rëndësishme për liberalizimin e vizave.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)