17 Maj 2024

Kosova me vetëm 1.739.825 banorë

Prishtinë, 21 shtator - Bazuar në rezultatet përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave për 34 komunat e Kosovës, që pritet të publikohen sot, në Kosovë janë 1 milion e 738 mijë e 348 banorë.

Kosova ka bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në prill të vitit 2011. Është themeluar një Operacion Monitorues Ndërkombëtar (IMO) për monitorimin e përgatitjeve, vetë numërimin dhe analizimin e rezultateve të regjistrimit.

 IMO-ja ka përfunduar punën e saj në muajin gusht 2012 me vlerësimin e saj përfundimtar vjen në përfundim se regjistrimi në Kosovë 2011 është bërë në një mënyrë relativisht të suksesshme dhe ka rezultuar në shifra të besueshme.  

Në këtë fjali “relativisht” përdoret për të treguar se fatkeqësisht ato rezultate të regjistrimit nuk mbulojnë gjithë territorin e Kosovës, për shkak se nuk ka rezultate nga numërimi i regjistrimit në komunat e veriut.

Sot, në këtë konferencë janë prezantuar rezultatet e vlerësimit të IMO-së për regjistrimin, si dhe cilësia e përgjithshme e rezultateve para autoriteteve përkatëse dhe publikut, me vlerësimin përfundimtar dhe zyrtar ashtu siç është formuluar në fillim të këtij teksti.
 
Rezultatet flasin për rënien numrit të lindjeve në dekadën e fundit. Pastaj 61% e popullsisë jetojnë në zonat rurale ndërsa 35% janë ekonomikisht joaktiv.

Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka thënë se këto të dhëna do të vënë një pikë përfundimtare të gjitha spekulimeve joshkencore dhe se do të mundësojnë planifikim dhe zhvillim të politikave, të bazuara në parametra profesionalë.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se këto të dhëna do të kenë ndikime pozitive në fushën e zhvillimit, në ekonomi, arsim, demografi, studime shkencore si dhe zhvillimin e komunave. Ajo i ka quajtur thesar të dhënat që tashmë i posedon vendië.

“ Qeveria e Kosovës e konsideron këtë regjistrim si projekt me rëndësi kapitale, si një faktor esencial në planifikimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e vendimeve të drejta për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë dhe qytetarët e saj”, ka thënë ajo.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se posedimi i të dhënave të sakta është kyçe për çdo politikëbërje. Ai tha se këto të dhëna janë me rëndësi kritike për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE.

“Në të njëjtën kohë, ato do t’u mundësojnë qytetarëve, shoqërisë civile, akademisë, forumeve, etj, që të përcjellin më mirë politikat qeveritare dhe të mbajnë autoritet përgjegjëse për veprimet e tyre. Por ndoshta fakti më i rëndësishëm është se do të ketë më pak hapësirë për manipulim, qoftë ai ekzagjerim apo minimizim i fakteve të caktuara sasiore”, ka thënë ai.

Për numërimin e bërë në prill të vitit 2011, IMO ka theksuar se regjistrimi ishte bërë me vetëm 34 prej 38 zonave të regjistrimit.

Sa i përket 34 zonave të regjistrimit në Kosovë, ku ishte mbajtur regjistrimi, në shtator të vitit 2011 raporti ka ardhur në përfundim se Regjistrimi i prillit 2011 mund të konsiderohej të jetë bërë në një mënyrë arsyeshmërisht të kënaqshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)