15 Maj 2024

Kosova me Konsull Nderi në Salzburg

Prishtinë, 26 Gusht - Prof. Dr. Markus Paulmichl është emëruar në pozitën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Salzburg të Austrisë.

Vendimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, për emërimin e Paulmichl në këtë pozitë, është mirëpritur dhe pranuar nga Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Austrisë.

Emërimi i Prof. Dr. Markus Paulmichl në pozitën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Salzburg, është hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Emërimi i Paulmichl është po ashtu hap i rëndësishëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve me Republikën e Austrisë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës.

Prof. Dr. Markus Paulmichl, është një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në Salzburg dhe në Austri si dhe një mik i madh i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Në ditët në vijim pritet emërimi edhe i disa personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme mike të Kosovës nëpër botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)