28 Prill 2024

Kosova ka nevojë për rishqyrtim të decentralizimit

Prishtinë, 23 maj - Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka zhvilluar sot modulin e radhës të Akademisë për Qeverisje Lokale ku është trajtuar sfida e funksionimit të decentralizimit në Kosovë.

Udhëheqësi i Akademisë për Qeverisje lokale, drejtori i KLGI-së, Besnik Tahiri, duke folur për gjendjen e komunave në Kosovë dhe rezultatet e decentralizimit, theksoi nevojën e një rishikimi substancial të këtij procesi, në mënyrë që pushteti lokal të mbërrij më efektshëm tek qytetarët.

Tahiri po ashtu tha se reforma në qeverisjen lokale duhet të ndodhë më shpejt por me një kujdes të shtuar të institucioneve qendrore gjatë bartjes së pushtetit nga niveli qendror tek ai lokal.

“Me theks të veçantë them se nevojitet fleksibilitet i decentralizimit e sidomos përdorimit të ligjeve jo për të bllokuar, por që ligji të përdoret për të lehtësuar dhe bërë sa më efikase punën e qeverisë lokale”, tha Tahiri.

Në këtë modul të Akademisë për Qeverisje Lokale kishte edhe ligjërues ndërkombëtar.

Profesori Donald Curtis, specialist i manaxhmentit publik dhe zhvillimit institucional, me një përvojë të gjerë ndërkombëtare, gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit e komunave që ndjekin këtë Akademi, tha se për një decentralizim të efektshëm, duhet të shfrytëzohen të gjitha resurset institucionale.

Edhe përfaqësuesit e komunave pjesëmarrëse në Akademi, mbështesin idenë e një rishikimi funksional të procesit të decentralizimit në mënyrë që të përmbyllet një fazë me sukses e cila ka nisur qe disa vite në Kosovë.

Më pastaj u fol për decentralizimin si nevojë e cila do të duhej të përmbushte kërkesat e qytetarëve, paraprakisht por edhe fuqizimin dhe demokratizimin e vendimmarrjes.

Në këtë kontekst, sipas të pranishmëve, qëllimi i qeverisë lokale është që ajo të jetë një qeveri lokale, e cila reagon ndaj nevojave dhe aftësive të qytetarëve të ndryshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)