29 Prill 2024

Kosova jo stabile, burim i tensioneve

Uashington, 2 shkurt - Jo stabiliteti në veri të Kosovës dhe mungesa e përparimit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të jenë në vitin 2012 burim i tensioneve për të cilën gjë nevojitet angazhim diplomatik dhe i sigurisë së Perëndimit,theksohet në raportin e shërbimit amerikan të zbulimit.

Në raportin e drejtorëve të Shërbimit kombëtar informativ në këshillin e Senatit të Kongresit të SHBA theksohet se “ndarjet e thella etnike dhe politike në Ballkanin Perëndimor paraqesin burim për stabilitetin në Evropë në vitin 2012.

”Vazhdimi i jo stabilitetit në Kosovë-veçmas në veri të Kosovës ku janë serbet shumicë-dhe mungesa e përparimit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE ,mbeten burime të tensioneve për të cilën arsye nevojitet angazhim diplomatik dhe i sigurisë së Perëndimit.

Tensionet ndëretnike dhe disfunkasionalieti i strukturave shtetërore gjithashtu kërcënojnë stabilitetin në BdheH”,thuhet në raport. në dokumentin që ka nënshkruar drejtori i Shërbimit Kombëtar informativ Dxhems Kleper thuhet se Kosova në vitin 2012 do të jetë shtet i brishtë ndonëse e kanë njohur më shumë se 80 shtete mes të cilave edhe 22 nga 27 anëatrë të Bashkimit evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)