Kosova i pret afganët me zemërgjerësi

Prishtinë, 19 gusht - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka thënë se Kosova me zemërgjerësi po pret refugjatët afganë, duke përmendur se edhe vetë ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.
“Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë. Unë mund të them se asnjë nuk do ta lërë shtëpinë e tij, deri në momentin që janë të rrezikuar nga dhuna dhe terrori siç mund ta shohim në Afganistan”, tha Osmani.
Numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Kosovë ende nuk dihet, ndërsa presidentja Osmani tha se kjo ende do të diskutohet.
“Ne jemi të gatshëm dhe e treguam këtë gatishmëri pa hezitim. Numri i saktë është ende duke u diskutuar, por ne s’mund të jemi vendi që i themi jo këtyre refugjatëve, këtyre njerëzve në nevojë kur ne kemi hapësirën dhe sa më shumë hapësirë që kemi do ta shfrytëzojmë atë për t’i strehuar ata," tha Osmani.