01 Maj 2024

Kosova feston sot katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Republika e Kosovës shënon sot katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të njohur nga 86 vende të botës. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova do të bëhëj shteti më i ri në botë, duke realizuar endërrën e saj të kahereshme.  
Aktivitete të ndryshme do të mbushin qyetet e Kosovës teksa krerët e shtetit do të organizojnë pritje për diplomatët e huaj.

Forcat e Sigurisë në Kosovë do të parakalojë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishitnë teksa politikanët do të mbajnë fjalime.  

Pavarësisë i parapriu një rrugëtim i gjatë në vite, por që nisi të marrë formë në vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, protestën e Lëvizjes Studentore, sulmet e forcave serbe në Prekaz e deri te ngjarja që vuri themelet e historisë së re – bombardimet e Aleancës Veriatlantike në caqet serbe.

Fushata e NATO-s, që nisi më 24 qershor të vitit 1999 dhe që zgjati për plot 78 ditë, u karakterizua me dëbimin masiv që u bënë forcat serbe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rezultoi me kapitullimin e autorit të luftës – Sllobodan Millosheviq.

U deshën më shumë se tetë vjet që të miratohet shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari.

Ajo ka siguruar njohje prej 87 shtetesh ndërkombëtare – shifër kjo që nga disa konsiderohet e kënaqshme, nga të tjerët e pamjaftueshme.

Në ditët e para të lindjes, shtetësia e Kosovës është pranuar nga fuqitë e mëdha botërore, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.

Por, pengesa të konsiderueshme për shkak të mosnjohjes vlerësohet se paraqesin pesë vendet e Bashkimit Evropian - Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania - që, sot e kësaj dite, nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë. Mosunifikimi i bllokut 27-anëtarësh mbetet sfidë për Kosovën sa i përket integrimit, por jo vetëm. 
 
Procesi nuk mund të konsiderohet më pak sfidant për Kosovën, pasi shteti serb vazhdon të mos zbatojë si duhet marrëveshjet që kanë arritur palët, si dhe të shfaqë pengesa për arritjen e kompromiseve të reja.

Përfaqësimi i Prishtinës në nisma rajonale është shkaku i ngecjes disamuajshe të negociatave, me gjithë thirrjet e Brukselit, si ndërmjetësues në proces, që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Beogradi do që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por një gjë e tillë kundërshtohet fuqishëm nga vetë Kosova, e cila do që të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)