05 Maj 2024

Kosova faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon

Prishtinë, 29 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zotëri Soren Jessen Petersen.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimeve evropiane të vendit, konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe prezantimin e vendit në skenën ndërkombëtare si dhe zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja që do të ndihmonin Kosovën.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si një faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)