17 Maj 2024

Kosova e Serbia për herë të parë bashkë në Bruksel

Bruksel, 25 shtator - Në kuadër të dialogut për mjedis ndërmjet Komisionit Evropian dhe vendeve kandidate dhe potenciale për anëtarësim në BE, sot në Bruksel, u mbajt takimi i tretë i nivelit ministror, ku i ftuar ishte edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Në këtë takim të nivelit të lartë politik, morën pjesë ministrat dhe përfaqësues të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe Islandën, si vend kandidat për zgjerim të BE‘së.

Në këtë takim, përfaqësuesit nga Ministria e Mjedisit u paraqitën me denominimin sipas marrëveshjes rreth prezantimit të Kosovës për pjesëmarrje në takime rajonale, duke u bazuar edhe në parimin e reciprocitetit ndaj delegacionit të Serbisë.

Megjithatë, kjo është hera e parë që përfaqësuesit e Serbisë nuk e bojkotuan takimin e nivelit të lartë ministror të organizuar nga Komisioni Evropian, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Takimi i nivelit politik ministror kishte për qëllim ngritjen përkushtimit të vendeve të rajonit për implementimin e politikave mjedisore të BE-së.

Ndërkaq, takimi j nivelit teknik ka për qëllim shqyrtimin e aktiviteteve që nga themelimi i Rrjetit Rajonal Mjedisor për Anëtarësim (RENA), që është një platformë lehtësuese për bashkëpunim teknik ndërmjet Komisionit dhe vendeve potenciale për anëtarësim.

Në këtë takim, Ministri Gashi potencoi se Kosova ka bërë lëvizje në shumicën e dispozitave ligjore që kanë dalë nga sektori ligjor i BE’së, ndërkaq njoftoi edhe një herë se është arritur progress edhe në fushat tjera, ku përfshiu ndalimin e eksploatuesëve ilegalë të rërës, instalimin e filtrave dhe hapat e parë të investimeve në energji të ripërtritshme.

Gashi shtoi se Qeveria e Kosovës është shumë mirënjohëse për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet vendeve të rajonit, duke pasur parasysh se ky shkëmbim ëshë një prej kushteve kryesore të procesit të Stabilizim-Asocimit.

Në fund të takimit, të gjithë ministrat pjesëmarrës nënshkruan deklaratën e përbashkët të ministrave, ku u zotuan se do t\'u përmbahen detyrimeve për bashkëpunim të mëtejmë rajonal rreth çështjeve mjedisore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)