18 Maj 2024

Kosova e përgatitur për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur

Prishtinë, 2 korrik - Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit  ka thënë së dokumenti i Ahtisarit është implementuar në pjesën më të madhe të Kosovës, me përjashtim të veriut, theksoi .

\"Detyrat që Kuvendi i ka pasur për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, i ka përfunduar me kohë\", tha Krasniqi, i cili ka shtuar se Kosova tashmë është e përgatitur për këtë proces të ri.

“Janë lexuar në lexim të parë, në parim 21 apo 22 ligje që kanë të bëjnë me heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe unë mendoj se Kosova në masë të madhe i ka përmbushë kërkesat për të filluar një proces të ri”, tha Krasniqi.

Kryetari i Parlamenti foli edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Fillimisht, tha kryetari Jakup Krasniqi, duhet shikuar se në ç’masë po zbatohen nga Serbia marrëveshjet e arritura në dialogun e zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë dhe tek pastaj të bisedohet me shtetin serb për çështjet që janë në interes të përbashkët.

“Kemi arritur disa marrëveshje gjatë një viti në bisedimet e Brukselit. Së pari duhet të shikohet se si po realizohen marrëveshjet e arritura dhe nëse ka realizim të atyre marrëveshjeve sigurisht që duhet të bisedohet në çështjet që janë në interes të përbashkët të qytetarëve të të dyja vendeve të pavarura”, tha Krasniqi.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që në mbledhjen e radhës, me pesë korrik, të ftohet në interpelancë ministri Besim Beqaj lidhur me privatizimin e Shpërndarjes dhe Furnizimit të KEK-ut. Ndërkaq, interpelanca e ministres Mimoza Kusari-Lila, me kërkesën e saj është shtyrë për javën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)