28 Prill 2024

Kosova e Maqedonia me marrëdhënie të shkëlqyera

Prishtinë, 9 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në  takim zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet e mira dypalëshe në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe për bashkëpunimin ndërfqinjësor.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët e vet, në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal, që është një ndër parakushtet kryesore për integrimin e plotë të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO” – theksoi kryeministri Thaçi dhe shtoi se “në këtë kuadër marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyera dhe ato vetëm sa do të forcohen edhe më tej”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi në takimin e sotëm theksuan po ashtu rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane, si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)