28 Prill 2024

Kosova e gatshme të kontribuoj për paqë e stabiliteti në rajon

Prishtinë, 4 nëntor - Në Pejë sot ka nisur konferenca rajonale e Ministrive të Mbrojtjes, ku po marrin pjesë 6 shtete të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi.

Në ketë konferencë, ku po marrin pjese ministra, zevendesministra dhe perfaqesues te ushtrive te ketyre vendeve, po diskutohet per sigurine ne rajon. Po ashtu pjese e saj jane edhe perfaqesuesi i SHBA-së dhe NATO-s.

Në hapje të kësaj konference kanë folur drejtues të institucioneve të Kosovës. Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ne fjalimin e saj ka venë theksin në ndërtimin e paqes në të gjithë rajonin.

Sipas saj, rajoni duhet të transformojë politikat e sigurisë që te behen me efektive ne parandalimin e se keqes.

Ajo ka thënë së me shkëmbimin e përvojave këtu dhe me debatimin e temave te caktuara, të gjeni format më të mira të bashkëpunimit dhe të ndihmës së ndërsjellë që është në interes të vendeve tona dhe në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit, pa dallim.

Ky shekull sipas Jahjagës është shekull i integrimeve dhe i globalizimit që ndihmon të njihemi më mirë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të shkëmbejmë praktikat më të mira e të gjejmë zgjidhje më të pranueshme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në mbarë botën.

"Karakteristikë e kohës moderne është kontrolli civil mbi forcat e armatosura dhe ndryshimi i karakterit agresiv të ushtrisë. Ushtria është vënë në pozitë të mbrojtjes dhe në funksion të parandalimit të kërcënimeve për jetën e qytetarëve dhe parandalimit të rrezikimit të pasurisë së tyre", është shprehur Jahjaga.

Bota sipas saj sot është një, e ndërtuar në parimet e barazisë, lirive dhe mundësive të barabarta të cilat iu ofrohen të gjithëve. Prandaj, siç ka thënë ajo sot intervenimi humanitar ndërkombëtar, siç ishte intervenimi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe tash së fundi në Libi, është bërë normë e dëshirueshme, e pranueshme dhe legjitime.

Jahjaga ka theksuar me tutje se forcat e armatosura në vendet demokratike sot janë pjesa më e respektuar e shoqërisë. Ato vihen në shërbim të qytetarëve dhe vendit, të gatshme të intervenojnë kudo që paraqitet nevoja për të ndihmuar qytetarët në kuadër të një gërshetim të misionit civil emergjent me misionin ushtarak parandalues dhe intervenues.

Forcat e armatosura tani kanë rol të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në sigurinë kombëtare. Ato janë pjesë e sigurisë kolektive dhe faktor kyç në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, të kërcënimeve globale dhe evakuimin e shpejtë të popullsisë gjatë katastrofave natyrore.

"Sot, më shumë se kurrë është i nevojshëm bashkëpunimi i qytetarëve me forcat e armatosura. Një përkrahje e tillë rritë efikasitetin dhe koordinimin e veprimeve, duke kontribuar në politika të parandalimit apo të intervenimit të shpejtë."

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se para 12 vitesh ka qenë e paimagjinueshme mbajtja e një konference të tille, kurse ka vleresuar rendesine e saj, meqe sipas tij konferenca dergon mesazh per te ardhmen e Kosoves dhe te rajonit.

Ai po ashtu ka falenderuar NATO-n per kontributin, qe ka dhene ne ndertimin e Forces se Sigurise se Kosoves dhe ruajtjen e paqes ne rajon.

Republika e Kosovës, si një shtet i ri,  sipas tij është e përcaktuar që së bashku me mbështetjen e NATO-s, gjegjësisht KFOR-it, të arrijë objektivat e saj në fushën e sigurisë, objektiva këto të cilat synojnë që edhe më tepër të avancojmë rolin e Kosovës në partneritetin rajonal për paqe dhe stabilitet, si dhe të fuqizojmë kontributin e Kosovës si një partner i ardhshëm në sigurinë kolektive.

"Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar shumë që Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejt të arrij të anëtarësohet në “Partneritetin për Paqe”, si hap i parë drejt integrimit në NATO, të anëtarësohet dhe të bëhet pjesë e të gjitha strukturat dhe projektet rajonale të sigurisë, të marrë pjesë aktive në operacione paqeruajtëse apo humanitare jashtë vendit", ka thënë Thaçi.

Edhe Agim Çeku, minister i FSK-se, qe ka organizuar kete konference ka thene se njera nga qellimet e saj eshte ndertimi i raporteve te mira, ndermjet shteteve te rajonit

Gjate pasdites perfaqesuesit e shteteve do te nenshkruajne nje deklarate te perbashket qe ka te beje me baashkepunimin rajonal ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes, ndersa punimet e saj do te vazhdojne edhe te shtunen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)