06 Maj 2024

Kosova dhe Zvicra, marrëveshje për transferimin e të dënuarve

Prishtinë, 14 maj – Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, sot kanë nënshkruar marrëveshje për transferim të personave të dënuar.

Kjo marrëveshje e cila i takon fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar  në çështje penale, u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ambasadorja zvicerane në Kosovë, Krystyna Marty.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Kuçi tha se Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe shtoi se kanë mundësi të zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në aspektin ekonomik, politik dhe të tjera.

Duke e vlerësuar këtë marrëveshje si të rëndësishme për dy shtetet sa i përket bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale, Ministri Kuçi tha: “Ne kemi një numër të madh të njerëzve që qarkullojnë në të dy shtetet, kemi marrëdhënie të mira dhe kemi arritur në përfundim që duhet të bashkëpunojmë në këtë fushë, që ka të bëjë me transferimin e personave të dënuar”.

Ndërsa, Ambasadorja Krystyna Marty, tha se Zvicra dhe Kosova tashmë kanë një bashkëpunim të suksesshëm në fushën e drejtësisë dhe kjo marrëveshje që u nënshkrua sot, mundëson që personat e dënuar në Zvicër, të kryen dënimin në vendin e tyre. Sipas saj, kjo marrëveshje është shembull për bashkëpunim edhe në fushat tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)