Kosova dhe Maqedonia me protokoll bashkëpunimi diplomatik
Prishtinë, 22 qershor - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku priti sot në një takim pune Zoran Petrov zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë. Dy zëvendësministrat nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit mes dy ministrive të punëve të jashtme, që paraqet dokument me rëndësi për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë.
Në takim u diskutuan çështje me interes për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve duke shprehur kënaqësinë për arritijet e deritashme dhe për vullnetin dhe planet për intensifikimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme me interes të të dy shteteve.
Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre politik për të gjetur zgjidhje për çfarëdo çështje në raportet dypaleshe. Me nënshkrimin e këtij protokolli arrin në gjashtë numri i dokumenteve të nënshkruara ndërmjet Republikes së Kosoves dhe Republikës së Maqedonisë.