04 Maj 2024

Kosova dhe Lihtenshtajni do të vendosin marrëdhëniet diplomatike

Prishtinë, 28 qershor - Principata e Lihtenshtajnit dhe Republika e Kosovës janë pajtuar që të vendosin marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Pas kërkesës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, Ambasada e Lihtenshtajnit në Bernë ka konfirmuar pajtueshmërinë e kësaj Principate për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta diplomatike me Republikën e Kosovës, duke u bazuar në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, të 18 prillit 1961.

Pas këtij pajtimi të ndërsjellë, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, përmes akreditimit të ambasadorëve, do të vendosen në të ardhmen e afërt.

Principata e Lihtenshtajnit e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, më 25 mars 2008, duke qenë një ndër shtet e para që e ka marrë një vendim të tillë.

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka intensifikuar përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve dhe raporteve konkrete, me të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e  Kosovës.

Për realizimin e këtij objektivi, MPJ ka iniciuar procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të gjitha shtetet të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, qoftë përmes hapjes së misioneve të reja, por edhe përmes akreditimit në këto shtete, të ambasadorëve jorezidentë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)