03 Maj 2024

Kosova dhe Hungaria nënshkruan marrëveshjen për ri-pranim

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Republikës së Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, nënshkruan Marrëveshjen për Ri-pranim në mes të dy shteteve.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Ri-pranim është vazhdimësi e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në procesin e përmbushjes së kritereve për Liberalizimin e Vizave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes për ri-pranim më Republikën e Hungarisë, po plotësojmë një ndër kushtet për Liberalizim të Vizave dhe po tregohemi shtet serioz karshi obligimeve ndërkombëtare.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla, theksoi se kjo është një marrëveshje e rëndësishme mes dy vendeve dhe i hapë rrugë kthimit të sigurt të personave që nuk e kanë të zgjidhur statusin e tyre në Republikën e Hungarisë.

Marrëveshja ka bazë legale në rregullimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, sa i përket qytetarëve të Kosovës të cilët nuk e kanë të zgjedhur statusin e tyre në Republikën e Hungarisë dhe kthimin e sigurt të tyre në Kosovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Ri-pranim me Hungarinë është marrëveshja e parë ndërkombëtare ndërmjet dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)