14 Maj 2024

Kosova dërgon atashe të sigurisë në Berlin

Berlin, Prishtinë, 27 korrik - Qeveria gjermane ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ta dërguar një atashe të sigurisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

“Epoka e re”, nga një burim qeveritar, ka siguruar notën verbale të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, në të cilën njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, se Qeveria Federale e Gjermanisë nuk e kundërshton themelimin e një posti të atasheut të sigurisë, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përshëndet Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe duke iu referuar notës verbale nr. 666/12 të datës 27 korrik qershor 2012, ka nderin t’i kumtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se Qeveria Federale nuk kundërshton themelimin e një posti të atasheut të sigurisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin”, është thënë në notën verbale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)