05 Maj 2024

Kosova brenda pak ditësh do të njihet edhe nga tre shtete

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se Republika e Kosovës brenda pak ditësh do të njihet edhe nga tre shtete.  

Duke u përgjigjur kritikave të deputetit Fatmir Limaj, rreth orientimit të gabuar të politikës së jashtme, vetëm në njohje, ministri Hoxhaj e ka mohuar këtë duke thënë se absolutisht nuk është e vërtet që politika e jashtme e Kosovës është orientuar vetëm në njohje.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet brenda PDK-së, ku ka thënë se personalisht nuk e ka si synim kreun e partisë, por shprehet PDK, duhet të vazhdojë të rifreskohet me kuadro të rinj.

Për kreun e PDK-së, kryeministrin Hashim Thaçi, Hoxhaj thotë se është një lider dhe profil përtej Kosovës i politikanit, dhe se lidershipi i tij e ka fuqizuar PDK-në.

Ndërsa aderimin e Kadri Veselit në PDK, e vlerëson si lajm të mirë, që fuqizon PDK-në por edhe Kosovën.

I pyetur për vendimin e qeverisë për aplikimin e vizave për disa shtete, Hoxhaj ka theksuar se nuk do të ketë asnjë ndikim te njohjet e reja

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)