05 Maj 2024

Koordinohen për dialogun e strukturuar për sundim të ligjit

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka mbledhur në një takim koordinues delegacionin e Kosovës, që me 30 Maj, do të jenë në Bruksel ku do të fillojë “Dialogu i strukturuar për sundim të ligjit në Kosovë”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian. 

Në dialogun e strukturuar për sundimin të ligjit do të shqyrtohen tema të ndryshme rreth sundimit të ligjit, të njohura si temat e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të procesit të zgjerimit të BE-së, ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit.

Në kuadër të këtij takimi njëkohësisht planifikohet të diskutohet çështja e transformimit dhe ristrukturimit të EULEX-it. 

Takimi është ftuar nga Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule, ndërsa në takim do jenë gjithashtu prezentë edhe Komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom dhe përfaqësues të tjerët të drejtorive të përgjithshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)