02 Maj 2024

Konjufca e quan mercenar Berat Buzhalën

Prishtinë, 23 qershor - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke iu kundërvu kritikave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, lidhur me protestën dhe pjesëmarrësit në të, e ka quajtur deputetin e PDK’së, njeri mercenar e jo deputet.

Më tej, Konjufca, duke folur për Buzhalën, tha se ky deputet që flet për moral është pasuruar në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, deputeti i PDK’së, ka një firmë të gurëve vullkanikë dhe ka shkruar si gazetar me porosi nga Pacolli.

Për Konjufcën, Buzhala është një mercenar dhe jo deputet.

Ky reagim i deputetit të Vetëvendosjes erdhi pasi Berat Buzhala në emër të Grupit parlamentar të PDK’së hodhi një mori kritikash në drejtim të protestës të Vetëvendosjes dhe pjesëtarëve në këtë protestë.

Duke përmendur, Florin Krasniqin, Shpend Ahmetin (vëllai i të cilit tha se është larguar nga posta), pastaj Fisnik Ismajlin lidhur me fitimin e një tenderi në postë, Alma Lama, që ka punuar për Pacollin, deputeti i PDK’së, tha “nuk po thom mos me bo biznes”, por të paktën sipas tij të mos mendojnë qytetarët se janë aq të sinqertë, njoftoi telegrafi.

Këtyre deklaratave, Konjufca iu përgjigj duke thënë “...e kanë mizën pas veshit dhe po e konsiderojnë veten të cenuar. Sikur të ishin të pastër nuk do të ndiheshin në siklet”.

Konjufca më tej deklaroi se fyerja më e madhe që po i bëhet qytetarëve është korrupsioni e jo deklarimi i të vërtetës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)