17 Maj 2024

Konfirmohet mbështetja e Kroacisë për Kosovën

Prishtinë, 17 shtator - "Marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë janë të mira, ndërsa ato do të thellohen në shumë fusha të interesit të përbashkët", u tha në takimin e zhvilluar sot në mes të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kroacisë, Neven Mimica.

“E njoftova Zëvendëskryeministrin Mimica për zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, për çka i shpreha falënderimin e veçantë për mbështetjen që ka dhënë Republika e Kroacisë gjatë tërë këtij procesi, por edhe në përfundimin e tij”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi pas takimit të zhvilluar me homologun e tij kroat.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se e ka njoftuar homologun e tij kroat, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij janë: rendi dhe ligji, integrimet evropiane, vendosja e rendit dhe ligjit në veri, partneriteti ndërkombëtar, bashkëpunimi rajonal, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar etj., ndërsa ka kërkuar ndihmën e Republikës së Kroacisë në përmbushjen e këtyre prioriteteve.

Sipas Zëvendëskryeministrit Kuçi, Kosova ka vullnet në implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe së presin që edhe Serbia ta bëj të njëjtën gjë dhe shtoi se zhvillimet tjera të dialogëve politike mund të vijnë pas implementimit të marrëveshjeve të arritura, por sipas tij, nuk do të përfshihen pavarësia e Kosovës, tërësia territoriale dhe rendi juridiko-kushtetues.

Zëvendëskryeministri Mimica tha se vizita që po bënë në Kosovë, vërteton përkrahjen e shtetit kroat për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Kroacia e përshëndet përfundimin ndërkombëtar të pavarësisë së mbikëqyrur dhe suksesin që Kosova ka arritur në ndërtimin e institucioneve të reja. Shprehem mbështetjen e plotë në integritetin politik dhe sovranitetin e Kosovës. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në çdo aspekt”, tha Zëvendëskryeministri Mimica, duke shtuar së Kroacia si anëtare e BE-së është e gatshëm ta ndihmojmë Kosovën, në procesin e liberalizimit të vizave, në marrëveshjen për stabilizim asocim, t’i përcjellë përvojat në sundimin e ligjit dhe të gjitha format tjera të ndihmës.

Është biseduar edhe për komunitetin kroat në Kosovë dhe ata shqiptar në Kroaci, ku është shprehur gatishmëri e të dyja palëve për përmirësimin e pozitave të këtyre komuniteteve, por është shprehur edhe admirimi për hapat që janë marrë, që komuniteti korat në Kosovë dhe ai shqiptar në Kroaci, të trajtohen si qytetar të barabartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)