27 Prill 2024

Komuna apelon që të mos hedhen mbeturinat në kanalet e ujit

Mitrovicë, 29 nëntor - Megjithëse vitin e kaluar është pastruar dy herë, pakujdesia e banorëve që jetojnë përreth kanalit të ujit industrial që kalon përmes lagjes Bair të Mitrovicës, ka bërë që ai kanal të kthehet në një deponi bërlloku.

Banorët që jetojnë përreth tij hedhin aty të gjitha mbeturinat, madje edhe plehrat e kafshëve.

Disa prej tyre që janë më të kujdesshëm ankohen për gjendjen e krijuar dhe thonë se kjo është mungesë e kulturës së përgjithshme, meqë ai kanal uji do të duhej mbajtur pastër.

Zyrtarët komunalë kanë reaguar prapë aty për ta pastruar atë kanal të bllokuar gjatë këtyre ditëve, që kishte shkaktuar edhe vërshime nga uji.
 
Behxhet Bala, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, thotë se vitin e kaluar ishte pastruar dy herë ai kanal. Thotë se gjendja është përkeqësuar shpejt dhe madje edhe ma keq se që ka qenë. Edhe Bala përmend hedhjen e mbeturinave të ndryshme, plehrave etj.

Thotë se një situatë e tillë rrezikon edhe përmbytjen e banorëve përreth në rast të reshjeve të mëdha të shiut, meqë kanali s’do të mund të absorbonte gjithë sasinë e ujit.

“Kërkojmë nga banorët që të jenë më të kujdesshëm  dhe të mbajnë pastër këtë kanal uji. Ai kalon nëpër shumë oborre të shtëpive dhe askush nuk mund që përditë të hyj nëpër oborre të pastroj”.

Ai tregon se kanë ndërtuar edhe një rrethoje për këtë kanal në një vend që kalon përmes rrugës. Thotë se kjo ka evituar rrezikun për fëmijët e atyre lagjeve.

“Kemi shpresuar që kjo do të ndikonte që edhe banorët të kuptojnë se ai kanal duhet të mbahet pastër”.

 Për probleme të tilla nëpër qytet flasin edhe zyrtarët e kompanisë “Uniteti” që është përgjegjëse për pastrimin e qytetit. Ata thonë se është krijuar një shprehi jo e mirë e qytetarëve, të cilët mbeturinat i hedhin skaj kontejnerëve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)