Komandanti i KFOR uron Bashkësinë Islame të Kosovës

Prishtinë, 24 shtator - Gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, Komandanti i KFOR, me rastin e festës së Kurban Bajramit i përcjell urimet e tij të sinqerta Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjenerali Miglietta, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe fetare, uron Bashkësinë Islame të festojë ditën e shenjtë në një atmosferë paqeje, harmonie dhe solidariteti.