13 Maj 2024

Komandantët e zonave fryjnë listat e veteranëve të UÇK-së

Prishtinë, 21 gusht - Ish - zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh i pari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mendon që listat e ushtarëve të UÇK-së u frynë jashtë mase.

Si rrjedhojë e fryrjes së listave shoqatat e dala nga lufta të akuzojnë ish-komandantët e zonave për fryrjen e këtij numri nga 20 mijë sa pretendohet që kanë qenë ushtarë në 43 mijë sish sa figurojnë në listën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas të përditshmes “Zëri”, kjo ka bërë që edhe 13 vjet pas luftës veteranët e UÇK-së të mbesin pa benificione.

Megjithatë, shpresat e përfaqësuesve të veteranëve se kjo çështje do të mund të zgjidhet i ka rritur një paralajmërim i kryeministrit se në fillim të javës tjetër do të mund të mblidhet komisioni për pastrimin e listave dhe do të emërohet kryetari saj.

I pari i Veteranëve të luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli përgjegjës kryesor për fryrjen e listave ka thënë të jenë komandantët e zonave, pasi që siç ka thënë ai, ata e kanë pasur përgjegjësinë që pas përfundimit të luftës t’i krijojnë listat me ushtarë të cilët kanë qenë në përfundim të luftës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)