16 Maj 2024

KKSHA tubon liderët shqiptarë nga Ballkani

New York, 28 gusht - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, dhe gjashtë ministra të tij, do të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit shtator, për të marrë pjesë në gala ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA).

Sipas një njoftimi të lëshuar nga KKSHA, në gala ceremoninë, që do të mbahet më 21 shtator në Gottham Hall në New York, do të marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Sipas njoftimit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidentja Jahjaga, edhe presidenti Nishani, sikur edhe kryeministri Hashim Thaçi, si dhe gjashtë anëtarët e kabinetit të tij: zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.

Nga Shqipëria, përveç presidentit Nishani, të konfirmuar janë edhe dy ambasadorët që punojnë në SHBA – ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi, dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha.

Nga Maqedonia do të marrin pjesë dy zëvendëskryeministra shqiptarë të Qeverisë në Shkup, Teuta Arifi dhe Musa Xhaferri.

Sipas njoftimit, del se delegacioni nga Kosova është më i madhi, ndërsa nuk dihet saktë se sa këshilltarë e bashkëpunëtorë tjerë do t’i shoqërojnë presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi dhe gjashtë ministrat e tij.

Gala ceremonia vjetore e çmimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbahet çdo vit, ndërsa sipas organizatorit çmimet nderojnë liderët e dalluar nga Ballkani dhe mbarë bota.

Vitin e kaluar, çmimi “Hands of Hope” i është dhënë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, ndërsa ishte nderuar edhe ambasadori i ndjerë amerikan, Richard Holbrooke. Edhe vitin e kaluar ndër pjesëmarrësit ishin presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, si dhe pjesëtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Ende nuk është bërë publike se kush janë laureatët e sivjetmë të çmimeve të NAAC, në ueb-faqen e organizatorit tashmë ka nisur regjistrimi për pjesëmarrje në këtë ngjarje për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në gala mbrëmjen.

Sipas formës së regjistrimit, çmimi për një person është prej 350 dollarë, që siguron vetëm hyrjen dhe ulësen në një prej tavolinave ordinere për darkë, deri në 1000 dollarë, që siguron ulësen në njërën prej tavolinave kryesore të darkës, biletën për VIP koktejin, si dhe fotografimin me laureatët e çmimeve.

KKSHA është organizatë jofitimprurëse e dedikuar për avokim për shqiptarët dhe promovim të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan, duke nxitur politikat demokratike, promovuar respektimin për të drejtat e njeriut, dhe duke zbatuar programe edukative dhe zhvillimore.

 

KKSHA përgjithësisht është konsideruar gjatë viteve si zëri i shqiptarëve në Washington.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)