28 Prill 2024

KFOR largon barrikaden e fundit për në Bernjak

Mitrovicë, 4 nëntor - Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse NATO-s në Kosovë, KFOR, Uve Novicki ka bërë të ditur së forcat e KFOR-it e kanë larguar barrikadën e fundit pranë vendkalimit kufitar numër 31, por ekstremistet serbë serish kanë ngritur një barrikadë të re në territorin e Serbisë.

Situata e sigurisë në anën e Kosovës sipas tij është e qetë. Ai ka theksuar se te porta 31 KFOR ka larguar barrikadën e fundit, por, ai ka theksuar se protestuesit serbë, të cilët po qëndronin pranë barrikadave, kanë reaguar duke e ngritur një barrikadë të re, ndonëse, sipas tij, jo në territorin e Kosovës.

“Në territorin e Serbisë është ngritur një barrikadë e re, në mëngjesin e sotëm, nga protestuesit. Ndërkaq, policia serbe ka qëndruar anash, duke mos bërë asgjë që të pengojë protestuesit të ngrenë barrikadën në territorin e Serbisë. Komandanti i KFOR-it është i interesuar se si do të reagojë Beogradi, ndaj faktit se ekziston një barrikadë në territorin e Serbisë, e cila e pengon lirinë e lëvizjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Novicki..

Në anën tjetër, lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Millan Ivanoviq nga Këshilli Kombëtar Serb, e ka quajtur të panevojshëm aksionin e KFOR-it.

Madje, sipas tij, është  krijuar situatë qesharake, sepse KFOR-i ka hequr dheun nga barrikadat me lopata dore, por të njëjtin dhe e kanë përdorur serbët lokalë për të ngritur barrikadën e re.

“Ka pasur ngapak edhe kacafytje me serbët vendorë nga Bërnjaku. Është përdorur edhe lotsjellësi. Pastaj serbët në fund e kanë kthyer të njëjtin dhe, që e kishte hequr KFOR-i dhe tashmë barrikada është ngritur edhe më e fortë sesa që ka qenë”, ka thënë Ivanoviq.

Ai ka theksuar se barrikada e ngritur nuk është krejtësisht në territorin e Serbisë:

“Barrikada është në zonën e ndërmjetme. Por, KFOR-i ka konsideruar se barrikada e prek edhe territorin e Kosovës, gjegjësisht zonën, për të cilën ata kanë përgjegjësi. Unë mendoj se kjo ka të bëjë vetëm me pak metra dhe nuk e rrezikon atë zonë, prandaj është e panevojshme që të përkeqësohet situata”, është shprehur Ivanoviq, duke shtuar se KFOR-i e ka mundësinë e plotë të lëvizjes së lirë.

Ndryshe, serbët e veriut të Kosovës edhe më herët kanë theksuar se KFOR-i mund të lëvizë lirshëm, por kjo nuk i garantohet edhe EULEX-it, në rast se ai transporton doganierët kosovarë në vendkalimet kufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)