15 Maj 2024

Kërkohet shuarja e strukturave paralele

Nju Jork, 21 gusht - Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, pas fjalës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë marr fjalën edhe përfaqësuesit e tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Rosemary DiCarlo në fjalën e saj në mbledhjen për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm progresin në Kosovë.

Ajo ka deklaruar se strukturat serbe në veri nuk kanë kurrfarë leje në Kosovë, dhe se ato është dashur të hiqen shumë herët, bazuar në Rezolutën 1244. SHBA-ja, ka thënë ajo, mbështesin dialogun që do të jetë në të mirë të integrimit evropian për të dyja vendet.

DiCarlo përshëndeti përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, duke thënë se më këtë dëshmohet për aftësinë e Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik. Sa i përket sigurisë në Kosovë, ajo ka thënë se në raporti të Sekretarit Ban Ki-moon më shumë fokus është dashur të jepen kërcënimet nga veriu për faktorin ndërkombëtar.

Ajo ka shprehë shqetësim për barrikadat në veri, duke i kërkuar Beogradit që t’iu bëjë thirrje serbëve që të bashkëpunojnë me institucionet në Kosovë. DiCarlo iu bëri thirrje të gjithëve që të ofrojnë bashkëpunim për Zyrën civile në veri, që e ka hapur ditë më parë Qeveria e Kosovës.

Kurse Britania dhe Gjermania kanë shprehur përkrahjen e tyre për zhvillimet në Kosovë. Ambasadori gjerman në OKB, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ka qenë më i ashpër ndaj Serbisë, duke i kërkuar që të ushtrojë ndikimin e vet për të ndalë sulmet e serbëve ndaj KFOR-it dhe EULEX-it.

Ai ka përmend disa raste kur serbët kanë rrezikuar jetët e ushtarëve të NATO-s. Gjermania përshëndeti iniciativën për hapjen e Zyrës civile në veri.

Gjermania dhe Britania mbështeten vazhdimin e një dialogu në funksion të integrimit të dy vendeve në Bashkim Evropian.

Ndërkohë përfaqësuesi i Rusisë ka thënë se Rezoluta 1244 duhet të mbetet bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimin me vendimin e Këshillit të Sigurimit për themelimin e Zyrës Administrative në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)