18 Maj 2024

Kërkohen rezultate në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 6 korrik - Presidentja Atifete Jahjaga kërkoi që çështjet e ngritura nga Agjencia antikorrupsion te trajtohen sa më shpejtë që të jetë e mundur ndërsa korrupsionin e quajti dukuri të shëmtuar e cila ka prekë shumë sfera të jetës.

Nën drejtimin e Presidentes, Atifete Jahjaga, është mbajtur takimi i katërt i katërt të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit me temë, ku ka qenë në rend të ditës shqyrtimi i tretë tematik dhe debati për punën e AKK-së.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se në takimet e kaluara drejtori i Agjencisë, Hasan Preteni ka insistuar në fuqizimin e rolit të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe të mbështetjes konkrete ligjore të punës së saj, gjithashtu pati kërkuar që paraqitja e rreme dhe mosparaqitja e të dhënave pranë kësaj agjencie të jetë e ndëshkueshme.

Gjithashtu, është thënë se çështjet që ngrihen nga AKK-ja nuk trajtohen në mënyrë të kënaqshme, nuk trajtohen me kohë, nuk ngrihen procedurat e mëtutjeshme dhe nuk ka informata kthyese. Për këtë, presidentja ka thënë se në këtë segment të kësaj lidhshmërie dhe ndërvarshmërie do të trajtohet sot konkretisht dhe do të ketë edhe shënimet e sakta se sa lëndë janë ngritur, sa janë proceduar dhe sa janë zgjidhur.

E para e vendit ka thënë se është e interesuar që të shoh rezultate konkrete dhe të prekshme në luftimin e kësaj dukurie.

“Jam më shumë e interesuar që të krijojmë një atmosferë dhe një opinion të përgjithshëm kundër korrupsionit, të krijojmë mekanizmat e nevojshëm që së pari të parandalojmë këtë dukuri, por gjithashtu që të jemi të pakompromis dhe shumë efikas në luftimin e kësaj dukurie; çdo kund ku ajo paraqitet, duke marrë masat e ndëshkimeve shembullore. Ashtu si dhe të gjithë ju, jam e interesuar për rezultate konkrete dhe të prekshme, paraqitje statistikore sesa raste korruptive u zbuluan dhe sa u ndëshkuan dhe çfarë masash u ndërmorën, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë korruptive”, ka theksuar Jahjaga.

Ajoo ka deklaruar se për mbledhjen e ardhshme do të jetë i gatshëm raporti tremujor i punës si të Këshillit Kombëtar dhe pas këtij raporti do të jetë më e qartë puna e mëtutjeshme.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka thënë se janë ushtruar deri më 31 mars 240 kallëzime penale me përfshirjen e më shumë se 700 personave.

”Vetëm gjatë këtij viti, për pesë muaj janë ushtruar edhe 31 kallëzime penale në përfshirje kundër 95 personave. Rreth deklarimit të pasurisë është një aktivitet i cili po realizohet me sukses dhe këtë vit edhe pse për ndryshim prej viteve tjera numri i zyrtarëve që kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë është rritur qind për qind ku obligohen të gjithë udhëheqësit e institucioneve të vendit.
Gjithashtu, Preteni ka thënë se numri i atyre që deklaruan pasurinë këtë vit është 3354 ose rreth 92 %. Ndaj të gjithë atyre që nuk e deklaruan pasurinë në afatin ligjor është ushtruar padi në gjykatat kompetente për kundërvajtje”, ka theksuar ai.

Sipas tij, gjykatat këtë vit po tregojnë një efikasitet më të mirë dhe agjencioni vetëm ka filluar të pranoj vendimet e tyre për sanksionimin e atyre zyrtarëve që nuk i kryejnë obligimet konform ligjit.

Preteni ka thënë se gjykatat kanë shqiptuar 91 dënime, prej tyre 20 janë me burg, 45 me gjobë, 25 me kusht dhe një aktgjykim tjetër.

Duke u bazuar në Kodin Penal del se më së shumti kallëzime penale,
aktakuza dhe gjykime, ka për veprime shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit neni 339 të Kodit Penal.

Moskrijimin e bazës ligjore për vërtetimin e pasurisë, është problem dhe sipas tij, agjencia nuk mund të hetoj prejardhjen e pasurisë.

“Të sigurohet baza juridike për vërtetimin e pasurisë. Ligji për kontrollin dhe deklarimin e pasurisë përveç nocionin në emërtimin e vet nuk e rregullon me asnjë nen. Vërtetësimi i prejardhjes, deklarimi dhe kontrolli është i rregulluar, prejardhja është nocion, mirëpo në përmbajtje asnjë nen në ekzekutiv nuk e obligon agjencinë që të ndërmerr masa për të vërtetuar se ato çka janë deklaruar a janë të vërteta apo jo. Mendoj që për këtë baza juridike mungon”, ka thënë Preteni.

Ai një problem e sheh që shumë zyrtarë të lartë në qeveri e në prokurori punojnë edhe në disa vende të tjera të punës, përkatësisht në arsim.

Preteni ka thënë se Ligji për ndalimin e konfliktit të interesit nuk e ka specifikuar këtë pjesë, nuk është konflikt interesi, por sipas tij është e pamundur që një person të jetë në dy vende në të njëjtën kohë.
Po ashtu, ai ka kërkuar ngritjen e efikasiteti mes agjencisë dhe prokurorisë.

Nga ana tjetër, Prokurori i shtetit, Ismet Kabashi, ka thënë se informatat të cilat i dërgon agjencioni janë të mangëta dhe paraqesin problem për prokurorët.

“Informatat dhe kallëzimet penale të cilat i dërgon agjencioni nuk kanë në të shumtën e rasteve kualitetin e duhur dhe prokurorët duhet të kërkojnë paraprakisht mbledhjen e informatave shtesë nga policia apo nga organet e tjera që ndikon në zvarritjen e procedurës. Ata intervistojnë vetëm paraqitësin e rastit që në të shumtën e rasteve deklaron se dëshiron të mbetet anonim, që është një e drejtë e tij ligjore dhe e drejta e agjencionit që të mos e bëjë të ditur identitetin e tij. Fakti që paraqitësi mbetet anonim është pengesë për punën e prokurorive, sepse paraqitësi është ai i cili do të drejtonte prokurorinë drejt fakteve vendimtare”, ka theksuar Kabashi.

Për këtë çështje, ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se ruajtja e konfidencialiteti mund të keqpërdor dikush këtë dhe do të humbte kredibilitetin e agjencionit.

“Në Agjencinë Kundër Korrupsion vet ruajtja e konfidencialitetit krijon edhe mundësi që dikush për interesa personale t’i qoj në rrugë të gabueshme dhe në ato raste mund të humb pak a shumë edhe besimi në agjencion”, ka theksuar Rexhepi.

Rexhepi ka deklaruar se në këtë fazë është krijuar një agjencion i besueshëm, ku njerëzit nuk hezitojnë të paraqesin rastet e ndryshme të dyshimit për korrupsion dhe në një mënyrë është një institucion i hapur që njerëzit, pasi duke e ruajtur konfidencialitetin nuk hezitojnë të i paraqesin rastet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)