Kelmendi i dorëzon detyrën e ministrit Demolli
Prishtinë, 2 prill - Ish-ministrja e drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi i dorëzoi detyrën e ministrit, të sapoemëruarit për këtë post z. Haki Demolli.
Më ketë rast, ish-ministrja Kelmendi, pasi uroi ministrin Demolli për pozitën e re, paraqiti një rezyme të shkurtër të punëve qa ajo ka bërë gjatë mandatit të saj si ministre e Drejtësisë, duke veçuar realizimin e shumë projekteve kapitale, përmbushjen e 90% të sfidave që dalin nga Raporti i Progresit, hartimin e infrastrukturës ligjore, etj.
Ndërkaq, ministri i sapoemëruar i drejtësisë z. Haki Demolli falënderoi ish-ministren Kelmendi për punën që ka bërë gjatë këtyre dy vjetëve si dhe kërkoi nga ajo që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen.