07 Maj 2024

KE, vizitë studimore për deputët e Kosovës në Bruksel

Prishtinë, 21 nëntor - Nga sot deri të merkuren, 16 Anëtarë të Kuvendit të Kosovës do ta vizitojnë Brukselin për t’u takuar më vendimmarrësit kryesorë të BE-së me qëllim që të njoftohen me institucionet e BE-së dhe aktivitetet e tyre.

Parlamentarët që do të marrin pjesë në këtë vizitë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Liberale e Kosovës, si dhe nga Koalicioni VAKAT, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Qytetare e Gorës.

Qëllimi i kësaj vizite tre-ditore, e organizuar në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, është që të rrisë vetëdijen e Parlamentarëve të Kosovës lidhur me BE-në dhe procesin e zgjerimit.

Për këtë arsye, takimet do të mbahen, ndër të tjerash, me Kabinetin e Komisionerit për Zgjerim Füle, Drejtoratin e Përgjithshëm (DP) për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, DP për Punë të Brendshme, DP për  Çështje Ekonomike dhe Financiare, si dhe me Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme. Parlamentarët do të takohen edhe me grupin punues të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe me grupe politike të PE-së të cilat përfaqësojnë orientimet e partive politike të Kosovës me qëllim që të mësojnë për aktivitetet e tyre si dhe për strukturat e tyre organizative. 

Kjo është vizita e dytë, nga dy rundet e vizitave studimore të financuara nga KE, për Anëtarët e Kuvendit të Kosovës. Në qershor të vitit 2011, 12 Parlamentarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vizituar Brukselin.

Gjithsej 28 parlamentarë, që është gati një e katërta e numrit të përgjithshëm të Anëtarëve të Kuvendit, kanë patur rastin që të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me BE-në si dhe të krijojnë kontakte të rëndësishme me përfaqësuesit të cilët punojnë drejtpërsëdrejti në çështjet politike në Bruksel.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)