04 Maj 2024

KDI reagon ndaj përleshjes së deputetëve

Prishtinë, 28 qershor- Duke përcjellë gjuhën jo tolerante në Kuvendin e Kosovës përgjatë vitit 2011 dhe sidomos në fillim të vitit 2012, KDI disa herë pati vlerësuar me shqetësim se debati në Kuvend ka degjeneruar në spastrim hesapesh personale deri në përmasat e terrorit verbal dhe po krijonte rrethana për akte dhune.

Dhuna që shpërtheu sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, së pari mes deputetit Latif Gashi dhe Rexhep Selimi e pastaj edhe mes deputetëve Florin Krasniqi e Bekim Haxhiu sipas KDI e ka historinë e vet, dhe buron pikërisht nga përdorimi i vazhdueshëm i një gjuhe të papranueshme për demokracinë parlamentare.

Prandaj, sipas vlerësimeve të KDI-së, gjuha jo-parlamentare e debatit si dhe përleshjet e dhunshme mes deputetëve krijojnë shumë dilema tek qytetarët mbi sigurinë e përgjithshme, liritë civile dhe demokracinë në vend.

Po ashtu, incidentet mes deputetëve degradojnë edhe më tej Kuvendin e Kosovës si instancën supreme të pushtetit në Kosovë. Sikur që dëmtojnë imazhin e tërësishëm të Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare, në kohën kur vendi ka hyrë në procese të rëndësishme integruese siç janë heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe marrja e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.

Së këndejmi KDI kërkon nga partitë politike që kanë ulëse në Kuvend që të ndikojnë në uljen e tensioneve mes grupacioneve të ndryshme formale dhe joformale, sepse kjo reflekton pasiguri tek qytetarët e vendit.

KDI gjithashtu kërkon nga Presidentja e vendit që në përputhje me kompetencat e saja kushtetuese, të thërras një Tryezë të partive politike parlamentare për të dalë nga ngërçi i armiqësive, përmes debatit demokratik si preventivë që përplasjet mes deputetëve të mos nxisin përleshje në rrugë mes militantëve të pushtetit dhe të opozitës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)