04 Maj 2024

KDI: Kuvendit i sfidohet integriteti

Prishtinë, 25 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar raportin gjashtëmujor (Fletënoitimin) të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën korrik-dhjetor 2011, ku janë përshirë notimet individuale për secilin deputet, grupet parlamentare si dhe mbarëvajtja e punës së Kuvendit në përgjithësi.

Isuf Zejna nga KDI në një konferencë për media ka prezantuar aktivitetet e Kuvendit, ku për këtë periudhë janë mbajtur gjithsejtë 24 seanca, prej të cilave 2 kanë qenë të jashtëzakonshme dhe dy solemne, ndërsa 20 të tjera ishin seanca të rregullta të punës. Kuvendi sipas tij për këtë periudhë të vitit ka zhvilluar dy interplenaca, të thirrura nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Problemi kryesor sipas Zejnës vazhdon të jetë sfidimi i integritetit të organit më të lartë përfaqësues. “Rasti më i fundit është mocioni i Kuvendit për Reciprocitet me Serbinë. Konsiderojmë se interpretimi i këtij mocioni nga ana e Qeveris së Kosovës, por edhe i përfaqësuesve ndërkombëtarë, ka qenë i pa drejtë dhe në kundërshtim me rendin juridik në Kosovë. Të gjitha vendimet e Kuvendit të Kosovës janë detyruese për Qeverinë, për shkak se i tillë është sistemi kushtetues i ndërtuar në Kosovë. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe Kuvendi është organi më i lartë përfaqësues prej të cilit buron vullneti i popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

Sa i përket transparencës së Kuvendit, konsiderohet se miratimi i rregullores për qasjen e medieve në Kuvendin e Kosovës, ka qenë regresi më i madh që ka bërë Kuvendi i  Kosovës në raport me publikun dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar. “Kjo rregullore pa të drejtë ka cenuar lirinë e gazetarëve për të qenë të lirë në kryerjen e punëve të tyre të zakonshme. Edhe pse implementimi i saj i plotë është pezulluar përkohësisht, ne kërkojmë ri shikimin e plotë dhe ri hartimin e saj sipas standardeve të cilat sigurojnë transparencën e duhur në Kuvend”.

Ndërkohë, lidhur me dinamikën e punës së komisioneve parlamentare në periudhën korrik-dhjetor 2011, KDI vlerëson se është rritur dukshëm në krahasim me sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2011. “Komisioni me numrin më të madh të mbledhjeve edhe  në këtë periudhë raportuese është Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri me gjithsejtë 27 mbledhje të mbajtura. Ndërsa, komisioni me më së paku mbledhje të mbajtura gjatë kësaj periudhe raportuese është Komisioni për Punë të Jashtme me vetëm 8 takime të mbajtura”, është thënë në konferencë ( të llogaritura janë vetëm mbledhjet e hapura dhe të paralajmëruara nga Kuvendi i Kosovës).

Në raport është folur edhe për dëgjimet publike, ku në këtë periudhë, Komisionet parlamentare kanë organizuar gjithsej 22 dëgjime publike.

E sa i përket monitorimit të zbatimit të ligjeve, kjo legjislaturë ka arritur që gjatë vitit 2011 të përfundojë monitorimin e 10 ligjeve, raportet e të cilave janë miratuar në Seanca  plenare.

Raporti flet edhe për realizimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2011. “Ky plan ambicioz parashihte që deri në fund të vitit 2011, Kuvendi të miratojë gjithsejtë 148 projektligje në leximin të dytë.  Ky plan ishte kritikuar, se i tejkalon mundësitë e Kuvendit për të shqyrtuar në mënyrë përmbajtjesore një numër kaq të madh të projektligjeve dhe po ashtu Kuvendi do të bllokohej në kryerjen e rolit të vet përfaqësues dhe mbikëqyrës”, ka thënë Zejna ndër tjera.

Kuvendi gjatë vitit 2012 ka miratuar 65 projektligje në leximin e dytë (apo 44%), ka miratuar vetëm në leximin  parë 22 Projektligje (apo 15%) dhe nuk i ka trajtuar fare 61 projektligje të parapara në planin punës (apo 41%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)