03 Maj 2024

KDI: Korrupsioni në nivel të lartë në shoqërinë tonë

Prishtinë, 14 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin mujor nga monitorimi i shtypit ditor rreth raportimit për korrupsionin, për muajin maj, ku janë evidentuar 59 artikuj që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Në raport flitet për numrin e raporteve të medieve për korrupsionin, reflektimin e institucioneve karshi shkrimeve, si dhe institucionet që janë ballafaquar më së shumti më shkrime për korrupsionin.

KDI vlerëson se 59 artikujt për korrupsionin në media për një muaj, vërtetojnë  percepcionin shqetësues për nivelin e korrupsionin në shoqërinë tonë. Me gjithë këtë nivel të trajtimit të korrupsionit nga mediat, institucionet nuk reflektojnë mjaftueshëm karshi shkrimeve për korrupsionin.
 
Besnik Ramadanaj nga KDI ka thënë se në raportin për muajin maj janë evidentuar gjithsej 59 artikuj nga nëntë gazeta ditore. Në këto 59 artikuj, përfshihen edhe temat hulumtuese dhe informatat, të fuzionuara si raportime. Po ashtu, në këtë numër përfshihen edhe shkrimet mbi aksionet konkrete për luftimin e korrupsionit, si arrestimet, dënimet, etj.

“Sikurse edhe dy muajt e kaluar, edhe muaji maj është karakterizuar me mungesën e reagimit apo reflektimit institucional, si të atyre që janë përgjegjës për ndjekje, po ashtu edhe institucioneve politike. I vetmi reagim ka qenë rreth një afere të Ministrisë së Infrastrukturës, në lidhje me një tender, kur pas raportimit të medieve, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka pezulluar tenderin”, ka thënë Ramadanaj në konferencë për media.

Sa i përket numrit të artikujve për secilën gazetë, e përditshmja Zëri, Koha Ditore dhe Express prijnë sa i përket numrit më të madh të raporteve për rastet e korrupsionit, apo dyshimeve rreth tij.
Zëri 15, Koha Ditore 12, Express 10, Kosova Sot 7, Infopress 5, Tribuna Shqiptare 5, Bota Sot 2, Epoka e re 2 dhe Lajm 1 (Lajmi nuk është monitoruar nga 1 deri më 21 maj – për shkak të mos-posedimit nga ana jonë të kësaj gazete).

Ndërkohë, nga 59 artikuj, 32 nuk kanë qenë të paralajmëruar në ballina, 3 kanë qenë tekste kryesore, ndërsa 24 të paralajmëruara në ballinë. Vlerësuar në tërësi, më pak se gjysma e artikujve janë paralajmëruar në ballinë.

“Nga ana tjetër, edhe në këtë muaj, listës së institucioneve më të korruptuara i prinë ekzekutivi i vendit me resorët e saj me gjithsej 13 artikuj në nëntë gazeta. Në vendin e dytë paraqiten komunat e Kosovës me 5 shkrime. Një element shqetësues në këtë kategori është dyshimet që janë raportuar për Komunën e Gjilanit.

Vetëm gjatë muajit maj janë raportuar dy shkrime në disa gazeta lidhur me dyshimet për keqpërdorime të Kuvendit Komunal të Gjilanit në lidhje me disa tenderë. Komunat tjera për të cilat ka pasur artikuj janë: Komuna e Prizrenit dhe ajo e Prishtinës. Në vendin e tretë janë paraqitur bankat dhe Policia me nga dy artikuj. Ndërkohë, në vijim me nga një artikuj janë paraqitur këto institucione: AKP, RTK, KGJK, ART, QKUK, KQZ, ZRRE, Trepça, UP-ja, si dhe Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq”, ka deklaruar Ramadanaj.

Në bazë të këtij raporti, ai ka thënë se KDI ka përgatitur edhe disa rekomandime: rritja e numrit të shkrimeve hulumtuese për korrupsionin, reagimi/reflektimi institucional - politik/hetimor, raportet nga komunat e ndryshme nuk e kanë fokusin e mjaftueshëm, si dhe përsëritja e shkrimeve për temat e botuar një herë, ri-aktualizimi i atyre temave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)