17 Maj 2024

Katër kriteret afatshkurtëra për studimin e fizibilitetit

Prishtinë, 10 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, mbajti konferencë shtyp për publikimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Kosovës.

"Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Datë kjo që shënon fillimin e një procesi shumë të rëndësishëm në marrëdhënjet e Kosovës me BE-në. Ky do të jetë hapi i parë formalo-juridik në rrugën tonë drejt BE-së", ka theksuar ajo.

Komisioni Evropian sipas ministres Çitkau ka rekomanduar hapjen e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim asociim.

"Kosova tashmë ka arritur t’i tejkaloj të gjitha sfidat politike për të filluar negocimin e marrëveshjes për stabilizm asociim dhe ky është një sukses yni i përbashkët i të gjitha insitucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj."

"Katër kriteret afatshkurtëra për fillimin e negociatave të përcaktuara në studimin e fizibilitetit që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, trashëgiminë kulturore dhe tregtinë, janë të të realizueshme në kohë afatshkurte dhe ne tashmë jemi në proces të implementimit të tyre", ka thënë ministrja Çitaku.

Në këtë drejtim, shembull, ligji për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme tashmë është na Kuvend, gjithashtu strategjia kundër korrupsionit tashmë ka kaluar në kuvend. Sigurimi i pavarësisë financiare për Ombudsperonin tashmë është rregulluar dhe është reflektuar në projekt-ligjin e ri për buxhet.

Ndër të tjera Ministrja Çitaku tha se”Bazuar në këto mund lirisht mund të ju them se Kosova shumë shpejt do t’i realizoj në përpikëmëri të gjitha këto kushte afatshkurtëra dhe do të fillojmë me negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim asociim”.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)