18 Maj 2024

Kastrati dënon politikën diskriminuese të UNMIK-ut në veri

Mitrovicë, 2 korrik - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, reagon pas disa njoftimeve të lëshuara nga administrata e UNMIK-ut në veri, nëpërmjet të të cilave kërcënohen pronarët e shtëpive shqiptare në veri  që t’i ndërpresin punët.

Ai e cilëson këtë si një veprim të dëmshëm të kësaj administrate, që po vazhdon me politikën e saj diskriminuese për shqiptarët.

Kryetari Kastrati, kërkon nga ata që kanë mbetur në atë administratë që të mos përpiqen të pengojnë rindërtimin e  shtëpive që kanë nisur në veri në kuadër të aksionit “Ndihmo edhe ti”, apo nga grandet qeveritare, meqë nuk do t’ia dalin.

 “Kjo është tentativë për të penguar qytetarët që të rindërtojnë shtëpitë e tyre, të cilat janë të shkatërruara apo të djegura gjatë luftës. Në të njëjtën kohë kjo administratë ka lejuar dhe lejon që të ndërtohen ndërtesa kolektive nga Qeveria e Serbisë në pronat e blera prej shqiptarëve”.

Kastrati, thekson se qëndrimi i tillë i kësaj administrate në veri  nuk është risi, meqë prej përfundimit të luftës është udhëhequr një politikë që ka rezultuar me spastrim etnik të shumë familjeve shqiptare.

“Ata që bëjnë shkresa të tilla në emër të UNMIK-ut, duhet të jenë të vetëdijshëm se janë duke e cenuar rëndë kredibilitetin e OKB-së, meqë janë duke bërë një politikë tendencioze dhe të njëanshme deri në ekstrem”.

Në këtë kontekst, ai shton se shtëpitë që janë duke u rindërtuar në veri nuk kanë për qëllim frikësimin e të tjerëve, por krijimin e kushteve për kthimin e atyre që janë pa strehë.

“Në jug të Mitrovicës ende ekzistojnë katër strehimore kolektive. Ka qindra banorë të pastrehë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është shumë e rëndë. Ne nuk do të ndalemi para këtyre kërkesave absurde të një administrate që i bën argat atyre  që e duan veriun pa shqiptarë”.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)