02 Maj 2024

Kandidati për president të Egjiptit: Do ta njohim menjëherë Kosovën

Kajro, Egjipt, 25 qershor - Njëri nga kandidatët për president të Egjiptit, Abdulmunim Ebul Futuh, ka deklaruar se do të angazhohet që vendi i tij ta njohë sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës, ndërsa nëse ai do të fitonte zgjedhjet, Kosova do të njihet menjëherë nga vendi i tij.

Këto komente ai bëri gjatë një takimi me Prof. Dr. Beqir Ismailin, pasi ky i fundit e njoftoi për rrjedhat e ngjarjeve më të reja në Kosovë, për perspektivën e Kosovës drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kosova është njohur prej 76 shteteve, tashmë ka ardhur radha që qeveria e Revolucionit të shqyrtojë sa më shpejt çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe populli martir i Kosovës e meriton lirinë e arritur me gjakun dhe sakrificat e bijve më të mirë të saj”, është shprehur Ismaili.

Futuh ka thënë se do të japë kontributin e tij personal, si Sekretari i përgjithshëm i Unionit të Mjekëve Arabë dhe si kandidat për zgjedhjet presidenciale 2011, në këtë çështje. Ai premtoi që në takimin e radhës në Ministri dhe Kryeministri do t’i parashtrojë kryetarit të Këshillit të Forcave të Armatosura propozimin e tij për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga Egjipti.

Ai deklaroi se nëse kërkesa e tij nuk do të merrej në konsideratë deri në zgjedhjet parlamentare, nga organet aktuale egjiptiane, nëse ai fiton postin e presidentit, do të deklarojë menjëherë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Abdulmunim Ebul Futuh është kandidat për zgjedhjet presidenciale 2011, Sekretar i përgjithshëm i Unionit të Mjekëve Arabë dhe ish-anëtar dhe udhëzues i Zyrës së Vëllazërisë Myslimane në Egjipt. /AlbaPress

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)