30 Prill 2024

Kadri Veseli, sot zyrtarisht do të anëtarësohet në PDK

Prishtinë, 2 nëntor - Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, nga sot edhe zyrtarisht do të anëtarësohet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Një burim i “Epokës së re”, Brenda PDK-së, ka thënë se Veseli të premten edhe zyrtarisht do të marrë librezën e anëtarësisë së kësaj partie në një ceremoni që do ta organizojë nëndega e Bairit në komunën e Mitrovicës.

Gazeta shkruan se paralajmërimi i kyçjes së ish-shefit të SHIK-ut, në PDK, është mirëpritur nga drejtuesit e kësaj partie, duke vlerësuar se me Veselin PDK-ja besohet se do të jetë edhe me e konsoliduar.