16 Maj 2024

Kada-Bujupi: Përzierja e “VV” në punët e AAK-së, papjekuri politike

Prishtinë, 22 gusht - Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuesit e së cilës një ditë më parë, i kërkuan AAK-së që mos të hyjë në Qeveri me PDK-në, ndërsa ironizuan me Blerim Shalën, duke thënë se ai mund të bëhet vetë pjesë e koalicionit nëse dëshiron, por pa AAK-në.

Deputetja e AAK-së, i quan këto deklarata qesharake dhe papjekuri politike nga ana e Vetëvendosjes.

“Aleanca i ka strukturat e veta, e ka kryesinë, këshillin drejtues, i ka degët, i ka njerëzit të cilët në takimet e ndryshme marrin vendime për veten. Prandaj, një përzierje e tillë është më të vërtetë qesharake dhe tregon se këta njerëz nuk kanë përvojë politike dhe e kanë humbur rrugën në oborr”, tha Kada-Bujupi për Radio Kosovën.

Një ditë më parë Glauk Konjufca nga Lëvizja “Vetëvendosje” i ka konsideruar politikisht korrekte përzierjet në një subjekt tjetër politik.

“Ne merremi me të gjithë, sepse ne jemi këtu në Kosovë dhe subjektet politike i takojnë Kosovës, kurse vendimet iu takojnë atyre”, ka thënë Konjufca një ditë më parë në një konferencë për media.

Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi, u jep përgjigje këtyre deklaratave. Ajo thotë se udhëheqësit e “Vetëvendosjes” kanë nevojë për ligjërata patriotike, sepse shumica prej tyre kanë ikur nga Kosova në kohën e luftës, teksa për udhëheqësit e AAK-së thonë se janë pikërisht këta njerëz që kanë dëshmuar se dinë t’i dalin zot vendit.

“Është lehtë të jesh komandant pas betejës. Ne e dimë që Aleanca është dëshmuar me kohë, vijat e saj i ka mbajtur çdo herë dhe nuk kemi nevojë për leksione patriotike”, tha ajo.

AAK-ja ka disa ditë që zyrtarë të kësaj partie dalin me deklarata të ndryshme sa i përket hyrjes në koalicion qeveritar me PDK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)