13 Maj 2024

Kaçaniku sot zgjedh kryterin e ri

Kaçanik, 17 qershor - Në komunën e Kaçanikut sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e kësaj komune në të cilat garojnë pesë kandidatë: Besim Ilazi (PDK), Sahit Bela (LDK), Shukri Luta (VV), Kjani Berisha (AKR) dhe Tahir Çaka (AAK).

Komisioni Qendror Zgjedhor si përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve kanë njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se nuk ka pasur ndonjë problem në hapjen e tyre.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se deri në ora 08:00, nuk është shënuar asnjë pengesë në procesin e votimit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, në listën e votuesve figurojnë emrat e 31 mijë e 473 qytetarëve kaçanikas me të drejtë vote, të cilët mund të votojnë në 42 vendvotime të 16 qendrave të votimit.

Ndërkaq, organizatat joqeveritare që monitorojnë këto zgjedhje, kanë njoftuar për disa probleme të vogla.

Demokracia në Veprim është duke monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Kaçanikut me rreth 40 vëzhgues, përfshirë  çdo qendër të votimit, si dhe me disa ekipe mobile.

Sipas raporteve të monitoruesve të Demokracisë në Veprim, deri në orën 09:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 4 për qind e votuesve të Komunës së Kaçanikut.

Në këto zgjedhje, të drejtën e pjesëmarrjes e kanë 31,473 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 42 vendvotime në gjithsej 16 qendra të votimit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pasuan dorëheqjen e kryetarit Xhabir Zharku, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin ai ishte dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)