18 Maj 2024

Jugu e veriu i Mitrovicës punojnë bashkë në të mirë të qytetarëve

Mitrovicë, 10 korrik - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Zyrës Administrative në veri shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve.

Ky zotim u shpreh të martën nga kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adrijana Hoxhiq, të cilët mbajtën një takim të përbashkët me bashkëpunëtorët e tyre.

Kryetari Kastrati, e uroi stafin drejtues të kësaj zyre dhe të gjithë punëtorët që do të punojnë aty. “Është kënaqësi që sot bashkërisht jemi këtu për të nisur bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të qytetit tonë”.

Ai shprehu vullnetin që të ndihmoj Zyrën Administrative në veri për gjithçka që ka nevojë. Në rend të parë përmendi përvojën e cila do t’u  shërbej punëtorëve të rinj në atë zyre.

Ndërsa, drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adrijana Hoxhiq, falënderoi kryetarin Kastrati për mbështetjen.

Ajo tha se shumica e stafit janë punëtorë të rinj, prandaj përvoja e punëtorëve të Komunës së Mitrovicës është shumë e nevojshme për ta.

Ajo tha se qytetarët e jugut, por edhe ata të veriut të Mitrovicës kanë sfida të njëjta, prandaj edhe zgjidhjet duhet të jenë të njëjta. “Jetojmë dhe punojmë në një qytet, prandaj do ta kemi më lehtë nëse problemeve u qasemi bashkërisht”.

Në fund të takimit, drejtorët komunalë dhe homologët e tyre nga Zyra Administrative e veriut, kanë zhvilluar takime  të ndara për t’u konsultuar për çështjet profesionale që janë me interes të dyanshëm.            

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)