Jovanoviq: Takimi hap i mirë, por i vonuar

Beograd, 7 korrik - Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet.
Në këtë dritë duhet shikuar edhe takimin Tadiq-Thaçi, por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.
Sipas fjalëve të Jovanoviqit në atë mënyrë është dashur reaguar me kohë, në verën e vitit të kaluar kur në vend të dialogut racional, është përzgjedhur rruga e bllokadave, konfrontimeve dhe i frikës së përditshme nga përleshjet.
Jovanoviq konsideron se duhet hapur horizonte të reja politike dhe kjo është përgjegjësi e autoriteteve në Beograd e Prishtinë, por edhe e të gjithë politikanëve dhe politikave, dhe është e domosdoshme të ndryshohet politika që të mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura të cilat e ngarkojnë të ardhëm politike, ekonomike e të sigurisë dhe ti kthehemi përmbushjes sa më të shpejt të kushteve për pranim në anëtarësinë e barabartë në BE.
Jovanoviq thotë se partia e tij me vite të tëra ka vu në dukje
politikën fatale që është zhvilluar (ndaj Kosovës) dhe ka propozuar dialog racional i cili do të mundësonte jetë normale edhe serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Mirëpo, politikanët që e kanë drejtuar Serbinë i kanë injoruar propozimet qëllimmira që ua kemi dërguar, dhe me politikën e papërgjegjshme edhe më tutje e kanë konfrontuar vendin me
botën moderne, ka theksuar Jovanoviq.