28 Prill 2024

Javën e ardhshme mbahen dy mbledhje Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 12 shtator - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen dy mbledhje plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e 22 shtatorit, pas pikave të zë zakonshme të seancave të rregullta: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, do të shqyrtohen raportet e komisioneve parlamentare për punën e agjencive të cilat i raportojnë Kuvendit, si: Rekomandimi i Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin  e drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit, Raporti i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, Raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për financat e pushtetit lokal

Po ashtu në ketë seance do te shqyrtohet edhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Buxhetin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Raporti vjetor i punës së Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2010, Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe ai për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishikimin e Ankesave.

Seanca e 23  shtatorit është rezervuar për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë parlamentare. Do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës,  Projektligji për të huajt, si dhe Projektligji për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera, si dhe projektligje të tjera, të cilat në ndërkohë do t’i plotësojnë kushtet për miratim në seancë.

Pasi e ka shqyrtuar  Propozim-Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Kryesia e ka ngarkuar Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, që ta shqyrtojë atë dhe Kuvendit t’ia paraqesë Raportin me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)