08 Maj 2024

Janë “caktuar” kandidatët për kryetar të Kaçanikut

Prishtinë, 19 maj - Gazeta “Epoka e re” jo zyrtarisht ka mësuar emrat e kandidatëve të mundshëm për kryetar të komunës së Kaçanikut.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet t’i hyjë garës për kryetar të komunës së Kaçanikut me kandidatin Besim Ilazi, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Sahit Belën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Tahir Çakën, Lëvizja Vetëvendosje (VV) me Shukri Lutën, Aleanca Kosova e Re (AKR) me Naser Tronin, kurse Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) me Elife Murselin.

Të kontaktuar nga gazeta, përfaqësuesit e partive politike nuk kanë mundur t’i konfirmojnë emrat e këtyre kandidatëve, por kanë thënë se për kandidaturat për kryetar të komunës së Kaçanikut vendosin degët në Kaçanik.

Qytetarët e Komunës së Kaçanikut do t’u drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e tyre më 17 qershor, pasi ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është dënuar me 3 vjet burgim për vepër penale. Komuna e Kaçanikut njihet si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila që nga viti 2000 e ka qeverisur këtë komunë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)