28 Prill 2024

Jaksiç: Nuk heqim dorë nga zgjedhjet

Mitrovicë, 18 prill - Nënkryetari i të ashtuquajturës kuvend i bashkësive të Kosovës Marko Jaksiç ka deklaruar se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen patjetër në komunat e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Shtërpcës.

“Besojmë se kjo qeveri tradhtare, e cila merret me shitjen e territorit të vet, do të zbres nga froni. Qeveria kombëtare... jo vetëm që do t`i njoh zgjedhjet, por edhe në komunat e tjera do të formojë qeveritë lokale”,theksoi Jaksiç.

“Është qesharake që për heqjen dorë nga zgjedhjet lokale, foli së pari ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ndërsa më herët kryetarja e Kuvendit i shpalli në tërë territorin. Referimi te Rezoluta 1244 është i paqëndrueshëm, për shkak se ky dokument ka ekzistuar edhe në vitin 2008, kur ne kemi pasur zgjedhje lokale në Kosovë” shtoi më tej ai.

Krstimir Pantic, i ashtuquajtur kryetar i Mitrovicës, ka thënë se moszbatimi i zgjedhjeve lokale do të thotë “eksod i qetë i serbëve, fillimisht të atyre në jug të Ibrit, e pastaj në veri ku ata janë shumicë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)