18 Maj 2024

Jahjaga: Udhëheqësit e Serbisë të pranojnë realitetin, ta njohin Kosovën

Novisad, 8 korrik - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se është e gatshme për bisedime me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Ajo ka deklaruar se dialogu i ardhshëm duhet të fokusohet edhe dëmshpërblime të luftës, ndërsa për veriun e Kosovës tha se vullneti i qytetarëve nuk do të thotë që çdo komunë dhe çdo fshat ka të drejtë për vetëvendosje e shkëputje.

“Mund të flasim vetëm si liderë legjitim dhe legalë të shteteve tona, duke shprehur vullnetin e qytetarëve tanë. Dhe, përmes këtij dialogu të gjenden zgjidhje të qëndrueshme që nënkuptojnë paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë”, tha Jahjaga në një intervistë për “Danas” të Novi Sadit.

Sipas saj, Kosova dëshiron që udhëheqësit e rinj të Serbisë të pranojnë realitetin dhe ta njohin sa më shpejtë Republikën e Kosovës dhe që si dy vende fqinjë të vendosin marrëdhënie diplomatike e të bashkëpunojnë në rrugën e integrimit euroatlantik

Jahjaga ka deklaruar se marrëveshjet që janë produkt i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit po zbatohen ngadalë, sepse pala serbe nuk është e gatshme për të realizuar atë që kishte rënë dakord.

Sipas saj, nga Beogradi pritet të ngritët niveli i dialogut për çështjet e dëmshpërblimeve të luftës, personave të zhdukur, gjykimet për krime lufte.

Jahjaga ka hedhur poshtë kërkesat e serbëve nga veriu i Kosovës që të mbesin pjesë e Serbisë, duke theksuar se vullneti i qytetarëve nuk do të thotë që çdo komunë dhe çdo fshat ka të drejtë për vetëvendosje e shkëputje.

Presidentja Jahjaga ka shpreh besimin se Kosova së shpejti do të përmbushë të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit, të cilat janë thelbësore për qytetarët e Kosovës që të mund të udhëtojnë në BE pa viza. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)