29 Prill 2024

Jahjaga takon Hillary Klinton

Washington, 14 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme pritet t takohet me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Klinton, me ç’rast do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Jahjaga është duke qëndruar në një vizitë 10 ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç me sekretaren Klinton, presidentja do të takojë edhe ish senatorin Bob Dole, të cilit do t’ia dorëzojë “Medaljen e Artë të Lirisë,” me të cilën e kishte dekoruar ish presidenti Ibrahim Rugova.

Presidentja pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë drejtuesit e Ministrisë ë Mbrojtjes, FBI-së dhe Kryeprokurorin amerikan. Ajo do të mbajë fjalime në dy universitete amerikane, Johns Hopkins në Washington DC dhe Monmouth University në New Jersey.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)