18 Maj 2024

Jahjaga: Takohem me Nikoliqin si përfaqësues të dy shteteve

Prishtinë, 8 korrik - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ajo është e gatshme të takohet me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.
“Vetëm ne, si përfaqësues legjitim të shteteve tona, mund të flasim për të mirën e qytetarëve tanë”, ka thënë Jahjaga për të përditshmen Dnevnik.

Ajo ka thënë se si përfaqësues të dy shteteve mund të bisedohet për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Ne mund të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme që nënkupton se mund të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

Ajo ka ripërsëritur se Kosova dëshiron që Serbia ta pranojë realitetin e ri dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Duke folur për marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Jahjaga ka thënë se ato po zbatohen ngadalë “për shkak se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për implementimin e tyre”.

Sipas saj, dialogu duhet të ngritet në nivel më të larë dhe të flitet për dëmet e luftës, personat e zhdukur dhe krimet e luftës.

“Liderët serbë nuk kanë dhënë ende ndonjë qëndrim public lidhur me këto çështje”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka thënë se nuk mund të pranohet asnjëherë kërkesa e serbëve të veriut që kjo pjesë të jetë pjesë e Serbisë, pasiqë sipas Jahjagës, askund nuk ndodhë që një fshat apo komunë të mund të shkëputet nga shteti nën parimin e vetëvendosjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)